Piloti sulmoi kolegun me sëpatë dhe tentoi të rrëzonte avionin, Emiratet e Bashkuara dyshojnë për sulm terrorist

Piloti sulmoi kolegun me sëpatë dhe tentoi të rrëzonte avionin, Emiratet e Bashkuara dyshojnë për sulm terrorist

Bashkëpiloti i një avioni të Flydubai që po fluturonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Izraelit, u përpoq të merrte kontrollin e avionit pasi sulmoi kapitenin me një sëpatë. Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe e kanë cilësuar ngjarjen si një tentativë për sulm terrorist, sipas Reuters.

 

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Emirateve, Hamad Saif Al Shamsi, bashkëpiloti hyri në kabinën e pilotëve dhe sulmoi kapitenin me një sëpatë që mbahet në avion për raste emergjencash.

 

Situata u ndalua pasi pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit ndërhynë. Një pilot rezervë i Flydubai, i cili ndodhej në avion, arriti ta ulte avionin në aeroportin e Tabukut, në veriperëndim të Arabisë Saudite. Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte parandaluar një sulm terrorist.

 

“Heronj parandaluan një katastrofë të tipit 9/11. Sulmuesi iu nënshtrua radikalizimit islamist. Ai kishte ndërmend të rrëzonte aeroplanin me të gjithë pasagjerët në bord. Po hetojmë nëse ai është dërguar dhe kushdo që e ka dërguar do të paguajë një çmim shumë të lartë”, tha Netanyahu.

 

Bashkëpiloti u arrestua nga autoritetet saudite dhe më pas u transferua në Abu Dhabi. Hetimi po drejtohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pritet të marrin pjesë edhe hetues nga Izraeli. Autoritetet po përpiqen të zbulojnë motivin e bashkëpilotit dhe nëse ai ka vepruar i vetëm apo ka pasur persona të tjerë pas tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy