Përmbytjet katastrofike në Bangladesh, mbi 51 viktima dhe më shumë se 1 milion të prekur

Përmbytjet katastrofike në Bangladesh, mbi 51 viktima dhe më shumë se 1 milion të prekur

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se një milion banorë janë prekur nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet që kanë goditur Bangladeshin gjatë ditëve të fundit.

 

Mijëra familje kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të vendit, përfshirë kryeqytetin Daka. Autoritetet kanë evakuuar banorët në zonat me rrezik të lartë dhe kanë hapur qendra strehimi për mijëra persona të zhvendosur.

 

Distrikti Cox’s Bazar është ndër zonat më të prekura, ku janë regjistruar 28 nga viktimat. Zona strehon më shumë se një milion refugjatë Rohingya dhe javën e kaluar disa nxënës dhe një mësues humbën jetën pasi ujërat e përmbytjes përfshinë një shkollë.

 

Në Daka, reshjet kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe vështirësi të mëdha në qarkullim, me disa zona ku niveli i ujit ka arritur deri në gjunjë.

 

Bangladeshi, një vend me terren të ulët dhe shumë lumenj, përballet çdo vit me përmbytje gjatë sezonit të musoneve. Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po ndikojnë në intensitetin dhe shpeshtësinë e reshjeve ekstreme.

 

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se reshjet e musoneve mund të sjellin përmbytje të tjera në veri dhe verilindje të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy