Zbulohet identiteti i Banksy-t

Zbulohet identiteti i Banksy-t

Ajo që shkruante në vitin 2008, gazeta “Mail on Sunday” rezultoi e vërtetë. Banksy, artisti më i famshëm i rrugës në botë, është Robin Gunningham, i lindur në Bristol, në vitin 1973. Por ndërkohë, me sa duket për të mbrojtur anonimatin që ushqeu bëmat legjendare të grafiteve të tij nëpër mure, ai e ndryshoi ligjërisht emrin e tij në David Jones, një nga emrat më të zakonshëm në Britani.

 

Ky është konkluzioni i një investigimi të Reuters, që kryqëzoi të gjitha detajet e njohura rreth artistit jashtëzakonisht të njohur, duke filluar me çdo foto dhe video në të cilën Banksy shfaqet, madje edhe me fytyrën e mbuluar, me dokumente të reja të rëndësishme (veçanërisht ato që lidhen me një arrestim në New York në vitin 2000).

 

Gazetarët Simon Gardner, James Pearson dhe Blake Morrison, duke filluar me një vepër që Banksy krijoi në Ukrainë në vitin 2022, hetuan çdo gjurmë të lënë nga artisti, duke arritur gjithashtu në një përfundim tjetër: Robert Del Naja, vokalisti i Massive Attack, i cili, gjithashtu, për vite me radhë është dyshuar se fshihej pas pseudonimit Banksy, është sigurisht një bashkëpunëtor i artistit, me të cilin ai mund të ketë krijuar edhe disa vepra të përbashkëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy