Policia britanike ka arrestuar ish-princin Andrew pas akuzave për shkelje të detyrës zyrtare.
Lajmin e bëri me dije policia e Windsor këtë të enjten.
Aktualisht janë duke u zhvilluar kërkime në dy adresa në Angli, me sa duket të lidhura me akuzat.
Policia e Thames Valley, ku ndodhet rezidenca Royal Lodge ku Andrew jetonte deri konfirmoi arrestimin e vëllait të Charles III në një deklaratë.
Policia kishte bërë me dije se po “vlerësonte” informacionin që Andrew i kishte kaluar informacione potencialisht konfidenciale Jeffrey Epstein kur ai ishte i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë ndërkombëtare midis viteve 2001 dhe 2011.



