Një tjetër sulm kibernetik i cili synon bizneset në Mbretërinë e Bashkuar, ka goditur degën britanike të grupit francez të automobilave Renault.
Drejtuesit e kompanisë pranuan sot se shkelja depërtoi në rrjetet e sigurisë të një kompanie partnere përgjegjëse për ruajtjen e të dhënave elektronike, duke u lejuar hakerëve të vjedhin të dhëna personale të ndjeshme të disa klientëve.
Sulmi kibernetik rezultoi në vjedhjen e emrave, identiteteve gjinore, adresave, numrave të telefonit, numrave të identifikimit të automjeteve dhe kodeve të regjistrimit të regjistruara nga blerësit e modeleve Renault në Mbretërinë e Bashkuar.
Kompania siguroi gjithashtu se ishte një episod i izoluar dhe i kufizuar në efektet e tij dhe se kishin kontaktuar menjëherë klientët e prekur, duke i informuar individualisht dhe duke i raportuar incidentet autoriteteve kompetente.
Lidhur me sulmin nga ana e autoriteteve ka nisur një hetim dhe duket se po ndjek idenë e një përpjekjeje për zhvatje nga bandat e hakerave.



