Britania e Madhe ka rënë dakord të krijojë një forcë të përbashkët detare me nëntë vende evropiane, në kuadër të Forcës së Përbashkët Ekspedituese (JEF), me synim frenimin e kërcënimeve në rritje nga Rusia në veri.
Shefi i Marinës Mbretërore, admirali Sir Gwyn Jenkins, theksoi se kjo forcë do të veprojë si plotësuese e NATO-s dhe do të ketë kapacitete të gatshme për veprim të menjëhershëm në rast nevoje.
Iniciativa vjen në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare, me krizën në Lindjen e Mesme dhe marrëdhënie të ftohura mes SHBA-së dhe Britanisë.
Ndërkohë, zyrtarët britanikë paralajmërojnë për rritje të aktiviteteve ruse në ujërat veriore dhe pranë infrastrukturës nënujore.
Forca e re pritet të fokusohet në stërvitje të përbashkëta, koordinim operacional dhe përdorimin e teknologjive të reja, përfshirë dronë detarë pa ekuipazh.



