Trump: Liderët europianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë

Trump: Liderët europianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë

Udhëheqësit europianë do të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hënën ose të martën për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha Donald Trump.

Presidenti amerikan shtoi se do të fliste edhe me presidentin rus Vladimir Putin së shpejti, si dhe sinjalizoi se administrata e tij ishte gati të kalonte në një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Moskës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sanksionet ishin “ideja e duhur” dhe u bëri thirrje vendeve evropiane të ndalojnë blerjen e energjisë ruse.

Kjo vjen në një kohë kur Rusia nisi bombardimet e saj më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës gjatë luftës deri më tani, duke vrarë katër persona dhe duke goditur për herë të parë ndërtesën kryesore qeveritare të Ukrainës në Kiev.

Pas sulmit, gjatë të cilit Rusia qëlloi të paktën 810 dronë dhe 13 raketa drejt Ukrainës, Trump tha se nuk ishte i kënaqur me të gjithë situatën.

“Disa udhëheqës europianë do të vijnë individualisht në vendin tonë të hënën ose të martën”, tha Trump

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës që kur Trump dhe Putin mbajtën një samit në Alaska muajin e kaluar.

Duke folur për ABC News, Zelensky tha se vazhdimi i blerjes së naftës dhe gazit rus nga partnerët evropianë nuk ishte “i drejtë”.

Ne duhet të ndalojmë blerjen e çdo lloj energjie nga Rusia, dhe meqë ra fjala, çdo gjë, çdo marrëveshje me Rusinë. Nuk mund të kemi asnjë marrëveshje nëse duam t’i ndalojmë ato.

Zelensky gjithashtu përshëndeti planet e Trump për të vendosur tarifa dytësore për vendet që tregtojnë me Rusinë që synojnë të pengojnë aftësinë e Moskës për të financuar luftën.

Mendoj se ideja për të vendosur tarifa ndaj vendeve që vazhdojnë të bëjnë marrëveshje me Rusinë, është ideja e duhur.

Rusia ka shitur rreth 985 miliardë dollarë naftë dhe gaz që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022, sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

Blerësit më të mëdhenj kanë qenë Kina dhe India. BE-ja ka ulur ndjeshëm, por jo ndaluar plotësisht, blerjet e energjisë ruse. Në qershor, Brukseli paraqiti plane për t’i dhënë fund të gjitha blerjeve deri në vitin 2027.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy