Një botë pa OKB/ Milo: Drejt një rendi të ri global pluralist, me disa qendra

Një botë pa OKB/ Milo: Drejt një rendi të ri global pluralist, me disa qendra

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, paralajmërimin e sekretarit të Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për kolapsin financiar të organizatës, si pasojë e një vendimi të administratës aktuale amerikane për ndërprerjen e financimit, e sheh si tendencë dominii të politikës amerikane. 

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV ai deklaroi se mund të ketë një rend të ri global pluralist, që të ketë disa qendra, jo vetëm një qendër.

 

Sipas tij, me ndërprerjen e financimeve nga SHBA, sistemi i OKB-së bie.

 

Gërryerja ka disa arsye por mbi të gjitha është rrjedhojë e kontradiktave, mosmarrëveshjeve, mes fuqive të mëdha, pamundësisë për të bërë zgjidhje të konflikteve mbi bazën e kartës së Kombeve të Bashkuara, të shkeljes së kësaj karte në mjaft raste nga fuqi dhe vende të ndryshme, që kanë cenuar autoritetin e Kombeve të Bashkuara dhe për rrjedhojë edhe ekuilibrat në të cilat është ndodhur bota ndër vite, që kur u krijua ky sistem mbas luftës së dytë botërore. 

 

Rrezikohet edhe nga një politikë e njëanshme e SHBA dhe Presidentit Trump i cili e ka nënvlerësuar rolin e OKB dhe tani gjatë mandatit të tij të dytë, përmes linjave të tij të forta të politikës së jashtme e nënvlerëson. Madje Bordi i Paqes i propozuar prej tij, është cilësuar si mekanizëm për të zëvendësuar OKB, e cila merr vendime të mëdha.

 

Duke u përpjekur të krijuar një forum tjetër me në krye SHBA, me një grup të ngushtë njerëzish vendimmarrës që do i binden kryetarit të përjetshëm të këtij bordi, kjo kërkon të zëvendësojë universalizmin, këtë rend ndërkombëtar që mbështetej në kompromise dhe një lloj procesi kolegjial, por sërish OKB mbetet një forum ku mblidhen përfaqësuesit e të gjitha shteteve, diskutojnë dhe përpiqet të bëjnë atë që është më e mira. 

 

Trump duke i larguar SHBA-të nga 31 organizata të OKB-së, duke ndërprerë dhe financimin e tyre, se SHBA historikisht kanë mbajtur peshën më të madhe në financimin e OKB dhe misioneve paqeruajtëse kudo në botë, ndryshon sistemin. Duke u tërhequr nga këto institucione dhe ndërprerë financimin e tyre, sistemi i OKB-së i krijuar, bie. 

 

Mund të ketë një rend të ri global pluralist, që të ketë disa qendra, jo vetëm një qendër. Vende të tjera si Rusia, Kina, India dhe mjaft vende të tjera që janë në rritje si fuqi, kërkojnë që të krijohet një sistem tjetër ku të ketë disa qendra vendimmarrëse që mund të quhen qendra pluraliste vendimmarrëse dhe jo një. 

 

Ky është thelbi i rivalitetit që ekziston me SHBA që kërkon një sistem unilateral ku ata të vendosin dhe kryesojnë. Ndërkohë fuqitë e tjera kërkojnë që mbi bazën e realiteteve të reja, të ketë një sistem tjetër dhe një rend tjetër, ku dhe ato të mund të thonë fjalën e tyre ose të ndikojnë, ose të mos lejojnë që gjithçka të vendoset nga SHBA. 

 

Por të jetë rrjedhojë e kompromiseve globale, për çështjet që ata mund të gjykojnë. Tendenca është të krijohen disa organizma apo qendra vendimmarrëse që mund të jenë 4-5 dhe në bazë të interesave të tyre, do mund dhe të konkurrojnë dhe të gjejnë ekuilibrat e nevojshme për ta mbajtur rendin ndërkombëtar nën kontroll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy