Sulm me molotov ndaj shtëpisë se Altman, pas investigimit shkatërrues nga New Yorker

Sulm me molotov ndaj shtëpisë se Altman, pas investigimit shkatërrues nga New Yorker

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një koktej molotov u hodh ndaj shtëpisë së Sam Altman në San Francisco. Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe dëmet ishin minimale. 

 

Pak më vonë, policia arrestoi një 20-vjeçar pranë zyrave të OpenAI, i cili kërcënonte se do t’i vinte zjarrin ndërtesës.

 

Pas kësaj nate të tensionuar, Altman reagoi me një postim personal. Ai ndau një fotografi të familjes së tij dhe shkroi: “Këtu është një fotografi e familjes sime. Unë i dua më shumë se çdo gjë... po ndaj një foto me shpresën se do të pengojë personin tjetër të hedhë një koktej molotov në shtëpinë tonë.

 

Në shkrim, ai reflekton edhe për inteligjencën artificiale dhe pranon shqetësimet.

 

Frika dhe ankthi për AI janë të justifikuara... Ne jemi dëshmitarë të ndryshimit më të madh në shoqëri në dekada, ndoshta ndonjëherë. Ka një dinamikë të vërtetë të “unazës së pushtetit” dhe i shtyn njerëzit të bëjnë gjëra të çmendura.

 

Pushteti nuk mund të jetë shumë i përqendruar. Kontrolli i së ardhmes i përket të gjithë njerëzve dhe institucioneve të tyre. Nuk mendoj se është e drejtë që disa laboratorë të AI të marrin vendimet më të rëndësishme për formësimin e së ardhmes sonë.

 

Ndërkohë një investigim i The New Yorker paraqiti një pamje tjetër. Sipas tij, Altman ka ndërtuar ndër vite një rrjet shumë të fuqishëm lidhjesh dhe investimesh, nga fondet sovrane në Gjirin Persik te kontratat me Pentagonin dhe ndikimi në politikën amerikane. Kjo sugjeron një përqendrim të madh pushteti në duart e tij, në kontrast me deklaratat e tij publike për shpërndarjen e kontrollit.

 

Në postim, Altman pranon edhe gabimet e tij:

Unë jam një person i papërsosur në qendër të një situate jashtëzakonisht komplekse. Pjesa më e madhe e kritikave është plotësisht e justifikuar... Megjithatë, në përgjithësi, unë besoj se përparimi teknologjik mund ta bëjë të ardhmen tepër pozitive. 

Shumë kompani thonë se do të ndryshojnë botën; Ne me të vërtetë e bëmë atë. Ne duhet të moderojmë retorikën... dhe të përpiqemi të zvogëlojmë numrin e shpërthimeve në më pak shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy