Suedia ndryshon rregullat e migracionit, refugjatët do të pajisen vetëm me leje të përkohshme

Suedia ndryshon rregullat e migracionit, refugjatët do të pajisen vetëm me leje të përkohshme

Parlamenti i Suedisë ka miratuar një projektligj të qeverisë që eliminon mundësinë e marrjes së lejes së qëndrimit të përhershëm për refugjatët dhe kategori të caktuara emigrantësh.

 

Sipas ndryshimeve të reja ligjore, që do të hyjnë në fuqi më 12 korrik, azilkërkuesit dhe grupet e tjera të përfshira nga ligji do të mund të pajisen vetëm me leje të përkohshme qëndrimi. Vendimi u miratua nga deputetët suedezë gjatë seancës parlamentare të mbajtur të martën.

 

Lejet e përkohshme të qëndrimit janë aplikuar prej kohësh si praktikë standarde në Suedi, por me ligjin e ri hiqet plotësisht mundësia që përfituesit e tyre të kalojnë në status të përhershëm qëndrimi.

 

Autoritetet suedeze e konsiderojnë masën si pjesë të reformave për një politikë më të rreptë migracioni, ndërsa ndryshimet nuk do të kenë efekt për personat që tashmë zotërojnë leje të përhershme qëndrimi.

 

Suedia ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit një sërë masash për të ashpërsuar legjislacionin mbi emigracionin dhe azilin, me synimin për të ulur fluksin e migracionit dhe për të harmonizuar politikat e saj me nivelin minimal të kërkuar nga Bashkimi Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy