Tre gra plagosen me thikë në Paris, autori: Allahu më urdhëroi ta bëj

Tre gra plagosen me thikë në Paris, autori: Allahu më urdhëroi ta bëj

Tre gra u plagosën me thikë në një sulm të kryer nga një 31-vjeçar mëngjesin e sotëm, në Paris, në zonën Porte de Clichy, në veriperëndim të kryeqytetit.

 

Gratë e moshës 19, 24 dhe 36 vjeç u dërguan menjëherë në spital, ku njëra nga viktimat thuhet se është shtatzënë.

 

Sipas raportimeve të policisë franceze, dy nga të plagosurat u dërguan në spital në gjendje kritike, ndërsa gruaja e tretë pësoi lëndime më të lehta.

 

Pas ngjarjes u bë arrestimi i 31-vjeçarit, i cili sipas raportimeve vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, i dyshuari dëgjohet të thotë: “Allahu më urdhëroi ta bëj këtë”, ndërsa mbahet i neutralizuar nga disa persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy