Qyteti japonez propozon një limit prej dy orësh në ditë për përdorimin e telefonave inteligjentë

Qyteti japonez propozon një limit prej dy orësh në ditë për përdorimin e telefonave inteligjentë

Një qytet në qendër të Japonisë dëshiron të kufizojë përdorimin e telefonave inteligjentë për të gjithë banorët e tij në dy orë në ditë.

Propozimi, që besohet të jetë i pari i këtij lloji në Japoni, aktualisht po debatohet nga ligjvënësit, pasi u paraqit nga qeveria komunale e Toyoake në Aichi në fillim të kësaj jave.

Kryebashkiaku i Toyoake, qytet me 69 mijë banorë tha se propozimi i cili zbatohet vetëm jashtë punës dhe studimit nuk do të zbatohet në mënyrë strikte, por përkundrazi kishte për qëllim të "inkurajonte" banorët që ta menaxhonin më mirë kohën e tyre para ekranit.

Nuk do të ketë penalitete për shkeljen e rregullit, i cili do të miratohet në tetor nëse miratohet nga ligjvënësit.

"Limiti prej dy orësh është thjesht një udhëzues për të inkurajuar qytetarët", tha në një deklaratë kryetari i bashkisë së Toyoake, Masafumi Koki.

"Kjo nuk do të thotë që qyteti do të kufizojë të drejtat e banorëve të tij ose do të vendosë detyrime", tha ai.

Përdorimi i telefonave inteligjentë gjatë aktiviteteve jo të kohës së lirë, siç është shikimi i videove gjatë gatimit ose ushtrimeve, mësimi online nuk do të llogaritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy