Ish-zv.presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, la të kuptohej se mund të rikandidojë për presidente, pavarësisht humbjes së saj në zgjedhjet e vitit 2024 ndaj Donald Trump-it.
Në një intervistë me BBC të shtunën, 61-vjeçarja Harris, tha se është e sigurt se bota do të shohë një grua në krye të Shtëpisë së Bardhë "gjatë jetës së tyre".
E pyetur nëse mund të jetë ajo e duhura, ajo u përgjigj: “Ndoshta”, duke shtuar se nuk ka marrë ende një vendim nëse do të kandidojë në vitin 2028.
“Nuk jam ezauruar. E kam jetuar gjithë karrierën time si një jetë shërbimi dhe kjo është në mendjen time. Dhe ka shumë mënyra për të shërbyer. Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj në të ardhmen përtej asaj që po bëj tani.”
Harris u pyet gjithashtu për shanset e saj politike në garën për Shtëpinë e Bardhë, pasi agjencitë e basteve e vendosën atë pas figurave të famshme si aktori dhe ish-westerl-i profesionist Dwayne 'The Rock' Johnson.



