SHBA/ Gjykata e Lartë: Në pasaporta të shënohet seksi i individit në lindje

SHBA/ Gjykata e Lartë: Në pasaporta të shënohet seksi i individit në lindje

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka vendosur t’i japë dritën jeshile administratës së Presidentit Donald Trump dhe ka kërkuar që në të gjitha pasaportat e reja të shënohet seksi biologjik i individit në lindje. 

 

Vendimi, i marrë nga gjykata me shumicë konservatore, pezullon urdhrin e një gjykate të një shkalle më të ulët në Massachusetts, e cila më herët kishte bllokuar këtë politikë deri në përfundimin e procesit ligjor.

 

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë deklaroi se “shfaqja e seksit të lindjes në pasaportë nuk bie ndesh me parimin e barazisë, ashtu siç nuk bie ndesh as shfaqja e vendit të lindjes.” 

 

Politika vjen si pjesë e një urdhri ekzekutiv të firmosur nga Trump në ditën e tij të parë në detyrë, që njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, bazuar në të dhënat e lindjes. 

 

Ndërkohë, administrata e Joe Biden kishte lejuar qytetarët të vetëpërcaktonin gjininë në pasaportë dhe kishte shtuar edhe një opsion të tretë “X” për personat jo-binarë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy