AfD-ja distancohet nga Trump-i pas veprimeve në Venezuelë dhe paralajmërimeve për Groenlandën

AfD-ja distancohet nga Trump-i pas veprimeve në Venezuelë dhe paralajmërimeve për Groenlandën

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e Gjermanisë ka kërkuar prej kohësh lidhje të ngushta me administratën Trump, në përpjekjen e saj për aleatë të fuqishëm ndërkombëtarë dhe për t'i dhënë fund izolimit të saj politik në vend.

 

Por, ndërsa sentimenti publik në Gjermani kthehet gjithnjë e më shumë kundër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe ndërhyrjes së tij të jashtme në Venezuelë apo paralajmërimit për marrjen e Groenlandën, lidershipi i AfD po mban një distancë me shefin e Shtëpisë së Bardhë. 

 

“Ai ka shkelur një premtim themelor zgjedhor, përkatësisht për të mos ndërhyrë në punët e vendeve të tjera, dhe duhet t’ua shpjegojë këtë votuesve të tij”, tha më herët këtë javë Alice Weidel, një nga udhëheqëset e AfD-së.  

 

Tino Chrupalla, udhëheqësi tjetër AfD-së, e mbrojti pjesërisht Trumpin për ndjekjen e asaj që ai e percepton si interesa amerikane brenda "sferës së ndikimit" të vendit. Në të njëjtën kohë, ai dënoi gjithashtu qasjen që po ndiqte Trumpi.

 

"Metodat e Wild West duhen hedhur poshtë këtu, dhe qëllimi nuk i justifikon gjithmonë mjetet."

 

Duke u distancuar nga Trump, udhëheqësit e AfD-së po ndjekin rrugën e Frontit Nacional, parti e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen në Francë. Këta të fundit kanë qenë kritikë, ku së fundmi Presidenti Jordan Bardella e akuzoi Trumpin për ambicie imperiale. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy