Dua një armëpushim të shpejtë. Nuk e di nëse do të jetë sot, por nuk do të jem i kënaqur nëse nuk është sot.
Presidenti amerikan Donald Trump e bëri një deklaratë të tillë në Air Force One, sipas një videoje të postuar në X nga Rapid Response 47, llogaria e lançuar nga Shtëpia e Bardhë e Trump kundër lajmeve të rreme.
Asgjë nuk është e gdhendur në gur. Dua disa gjëra: Dua një armëpushim të shpejtë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Evropën. Evropa nuk po më thotë çfarë të bëj, por ata me siguri do të jenë të përfshirë në proces, ashtu si edhe Zelensky. Dua një armëpushim të shpejtë. Nuk e di nëse është sot, por nuk do të jem i lumtur nëse nuk është sot.
Trump do të takohet sot në Alaskë me Vladimir Putin, në atë që pritet të jetë samiti për paqen në Ukrainë.



