Të paktën 20 palestinezë u vranë kur një kamion i ngarkuar me ndihma humanitare u përmbys mbi një turmë njerëzish që prisnin në Rripin qendror të Gazës.
Lajmin e bënë me burime mjekësore për mediat palestineze, duke shtuar se dhjetëra të tjerë u plagosën.
“Kamioni u detyrua nga ushtria izraelite të udhëtonte përgjatë rrugëve të rrezikshme, të cilat ishin bombarduar”, tha për AFP- në zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Palestineze, Mahmoud Bassal.
Sipas Al Jazeera-s të paktën nëntë palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm në sulmet izraelite në Gaza.



