Gjermani/ Sulm në një gjimnaz në Bavari, disa të plagosur, arrestohet një i dyshuar

Gjermani/ Sulm në një gjimnaz në Bavari, disa të plagosur, arrestohet një i dyshuar

Disa persona kanë mbetur të plagosur këtë të mërkurë, pas një sulmi në një institucion arsimor të ciklit të mesëm në qytetin Schongau, në landin e Bavarisë, Gjermani.

 

Policia bavareze njoftoi se një person i dyshuar është arrestuar pas incidentit në gjimnazin Welfen Gymnasium. 

 

“Për momentin dimë se disa persona janë plagosur në Welfen Gymnasium. Një i dyshuar është ndaluar”, deklaruan forcat e rendit përmes një njoftimi në rrjetin social X. 

 

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën, ndërsa deri tani nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi natyrën e sulmit apo rrethanat e ngjarjes. Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin dhe dinamikën e incidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy