Hungari, publikohen dosjet sekrete të policisë nga epoka komuniste

Hungari, publikohen dosjet sekrete të policisë nga epoka komuniste

Premtimi kryesor i fushatës zgjedhore të kryeministrit hungarez Peter Magyar për të publikuar dosjet që përmbajnë rrjetin informator të regjimit socialist më në fund është realizuar pas shumë vitesh debati.

 

Të mërkurën qeveria u dha qytetarëve akses në dosjet që më parë ishin të kufizuara, duke i lejuar ata që të kërkonin në internet emrat e paraardhësve, 70 vjet pasi Bashkimi Sovjetik shtypi revolucionin hungarez të vitit 1956. 

 

Publikimi i dosjeve rezulton mjaft i diskutueshëm pasi emrat e përmendur në to nuk rezultojnë domosdoshmërisht informatorë të vërtetë, por ndonjëherë thjesht persona me interes për regjimin.

 

Në një fjalim të mërkurën, Magyar u bëri thirrje qytetarëve ta trajtojnë këtë publikim të vonuar të dokumenteve me dinjitet dhe humanizëm, pasi shumë familje tani do të përballen me informacione të vështira në lidhje me historinë e tyre personale.

 

Ministri i Kulturës Zoltan Tarr tha se shpresonte që publikimi i dosjeve do të mundësonte një pajtim afatgjatë duke zbuluar sekretet e së kaluarës. 

 

Babai i tij përmendet në dosje, por mori konfirmim zyrtar se  nuk ka qenë kurrë agjent.

 

Viktor Orban përflitet se ishte anëtar i policisë sekrete, por ish-kryeministri tha në një deklaratë në Facebook të martën se kishte refuzuar çdo bashkëpunim kur iu afrua në fillim të shërbimit të tij të detyrueshëm ushtarak.

 

Orban protestoi se ai, gruaja e tij dhe kolegët ishin nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe ishin objektiva të hetimeve sekrete të shtetit partiak.

 

Më shumë dosje po dixhitalizohen dhe do të jenë të disponueshme deri më 25 shkurt të vitit të ardhshëm, duke detajuar procesin e rekrutimit të rrjetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy