
Miliona njerëz po përgatiten të ndjekin eklipsin diellor të mbrëmjes së të mërkurës. Ky është eklipsi i parë që ndodh në Europën kontinentale pas dy dekadash.
Në një pjesë të gjerë të Spanjës veriore dhe qendrore, njerëzit do të kenë mundësinë të shijojnë një nga pamjet më të mira të këtij spektakli.
Edhe një pjesë e vogël e Groenlandës dhe Islandës do të jenë dëshmitare të këtij fenomeni, kur Dielli, Hëna dhe Toka të rreshtohen në një vijë, duke e zhytur për pak çaste një pjesë të planetit në errësirë.
Spanjollët nxituan të blinin syze të posaçme për të parë eklipsin e plotë dhe të rrallë diellor, ndërsa autoritetet u bënë thirrje njerëzve që po dyndeshin drejt zonave rurale të shmangnin çdo veprim që mund të shkaktonte zjarre të reja.



