Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Ukrainës licencë për raketat Patriot, pasi deklaroi se si Rusia ashtu edhe Ukraina duan që lufta të zgjidhet.
“Do t’ju japim një licencë për të prodhuar Patriot. Kjo është shumë mirë. Në këtë mënyrë, nuk mund të ankoheni se nuk po u japim mjaftueshëm. Është një armë mbrojtëse, e cila më pëlqen më shumë sesa një armë sulmuese”, tha Trump në një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e NATO-s në Ankara.
Zelensky është lutur vazhdimisht për interceptorët e prodhuar në SHBA, e vetmja armë në arsenalin e Ukrainës që mund të rrëzojë predha balistike, shpejtësia e lartë dhe rruga e pjerrët e fluturimit të të cilave i bëjnë ato të vështira për t’u ndaluar.
Trump tha se mund të ushtrohet presion mbi kompanitë për të prodhuar raketa Patriot.
Ne kemi pushtet të madh mbi kompanitë, ato kompani që prodhojnë raketat Patriot. Nuk e kemi informuar ende kompaninë për këtë, por gjithçka do të shkojë mirë. Jam i sigurt se do të jenë të emocionuar.



