Çmimet e naftës rriten përsëri

Çmimet e naftës rriten përsëri

Pas më shumë se një muaj nga nisja e konfliktit, nuk ka ende asnjë shenjë për ulje të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Këtë të hënë, nafta amerikane WTI u rrit me 3.5%, duke arritur në 103.13 dollarë për fuçi, ndërsa rreth orës 05:10 tregtohej në 101.73 dollarë. 

 

Ndërkohë, nafta Brent e Detit të Veriut, që shërben si referencë globale, u rrit me 2.98% në hapje, duke shkuar në 115.93 dollarë për fuçi, dhe më pas u stabilizua në 115.49 dollarë në të njëjtën orë. 

 

Rritja e çmimeve lidhet ngushtë me tensionet gjeopolitike, pasi Irani vazhdon të bllokojë de facto ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e rreth një të pestës së naftës botërore, pjesa më e madhe e së cilës shkon drejt tregjeve aziatike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy