Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi në X se pati një telefonatë me Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Afërt.
I konfirmova mbështetjen ij për armëpushimin, i cili duhet të respektohet plotësisht dhe të shtrihet pa vonesë edhe në Liban.
Gjithashtu diskutuam nevojën për të rivendosur lirinë e plotë dhe të sigurt të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur.
Marcon shtoi më pas se me fillimin e bisedimeve në Islamabad, u ra dakord të mbahen kontakte të ngushta me qëllim që të kontribuohet në uljen e tensioneve, të garantohet liria e lundrimit dhe të arrihet një marrëveshje që siguron paqe dhe siguri të përhershme në rajon.



