Plani me 20 pika i Zelensky-t/ Presidenti ukrainas prezanton modelin e tij të paqes

Plani me 20 pika i Zelensky-t/ Presidenti ukrainas prezanton modelin e tij të paqes

Në një dalje për gazetarët Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditura disa detaje të planit të fundit të udhëhequr nga SHBA-të për t'i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, duke vënë theksin se dakordësia mes negociatorëve nga Kievi dhe Uashingtoni, ndërkohë që pritej një reagim zyrtar nga Moska. Ndërkohë sipas Zelensky-t pika e territorit mbetet ndër pikat më të nxehta të planit prej 20 pikash, dhe që kërkon një negocim për tu zgjidhur.

 

Në rajonet Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, vija e vendosjes së trupave që nga data e kësaj marrëveshjeje njihet de facto si vija e kontaktit. Jemi në një situatë ku rusët duan që ne të tërhiqemi nga rajoni i Donetskut, ndërsa amerikanët po përpiqen të gjejnë një mënyrë. Ata po kërkojnë një zonë të demilitarizuar ose një zonë të lirë ekonomike, që do të thotë një format që mund t’i kënaqë të dyja palët.

 

Gjithashtu, Kievi hoqi dorë nga anëtarësimi në NATO, si pjesë e marrëveshjes.  Moska ka thënë vazhdimisht se anëtarësimi në NATO për Ukrainën është i papranueshëm, duke e paraqitur atë si një nga arsyet pse ajo pushtoi që në fillim.

 

Plani prej 20 pikash parashikon gjithashtu menaxhim të përbashkët SHBA-Ukrainë-Rusi të centralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili është i pushtuar nga trupat ruse. Pavarësisht këtij plani, Rusia ende nuk ka dhënë asnjë mendim apo koment mbi versionin e fundit të marrëveshjes, por zyrtarët kanë kritikuar vazhdimisht përpjekjet evropiane dhe ukrainase për të ndryshuar një plan origjinal të SHBA-së që përmbante shumë nga kërkesat e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy