Përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë nuk është i lidhur me rrezikun për autizëm tek fëmijët.
Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar në JAMA Pediatrics.
Hulumtimi u zhvillua në Danimarkë dhe përfshiu më shumë se 1.5 milionë fëmijë të lindur nga viti 1997 deri në 2022.
Prej tyre: 31,098 fëmijë kishin qenë të ekspozuar ndaj Tylenol në barkun e nënës;
Autizmi u diagnostikua tek 1.8% e fëmijëve të ekspozuar;
Ndërsa tek fëmijët që nuk ishin ekspozuar, përqindja ishte 3%;
Këto të dhëna tregojnë se nuk ka lidhje direkte mes përdorimit të këtij medikamenti dhe zhvillimit të autizmit.
Studiuesit morën parasysh edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë, si: doza e përdorur tremujori i shtatzënisë kur është marrë ilaçi.
Edhe pas këtyre analizave, nuk u gjet asnjë lidhje mes Tylenol dhe autizmit.
Një studim suedez i vitit 2024 arriti në të njëjtin përfundim, duke mos gjetur lidhje mes përdorimit të Paracetamol (i njohur edhe si acetaminofen) dhe autizmit.
Megjithatë, një analizë e vitit 2025 nga studiues amerikanë, që përfshinte 46 studime të mëparshme, sugjeroi një lidhje të mundshme mes ekspozimit para lindjes ndaj këtij ilaçi dhe çrregullimeve neurozhvillimore si autizmi dhe ADHD.
Por autorët theksuan se kjo nuk provon shkakësi nuk mund të thuhet se ilaçi i shkakton këto gjendje.
Ekspertët këshillojnë që Acetaminophen mund të përdoret gjatë shtatzënisë: vetëm kur është e nevojshme në dozën më të ulët të mundshme për kohën më të shkurtër të nevojshme.



