Mision ndërkombëtar për Ngushticën e Hormuzit, Londra dërgon avionë, dronë dhe anije luftarake

Mision ndërkombëtar për Ngushticën e Hormuzit, Londra dërgon avionë, dronë dhe anije luftarake

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të kontribuojë me avionë luftarakë, dronë dhe një anije luftarake në një mision shumëkombësh për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike të tregtisë globale të naftës. 

 

Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se operacioni, i mbështetur nga më shumë se 40 vende, do të ketë karakter mbrojtës dhe synon të rrisë sigurinë dhe qarkullimin e lirë të anijeve tregtare në zonë.

 

Në kuadër të këtij angazhimi, Londra do të vendosë edhe sisteme për zbulimin dhe çaktivizimin e minave detare, si dhe avionë Typhoon për patrullime ajrore. 

 

Autoritetet britanike theksojnë se situata në rajon mbetet e tensionuar për shkak të përplasjeve dhe paqëndrueshmërisë mes SHBA-së dhe Iranit, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rrezikut për trafikun detar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy