
Sipas një memorandumi diplomatik të bazuar në vlerësimet e inteligjencës izraelite dhe amerikane, të botuar nga gazeta britanike The Times dhe të raportuar nga gazeta izraelite Ynet, udhëheqësi suprem iranian Mojtaba Khamenei është pa ndjenja dhe po merr trajtim mjekësor në qytetin e Qom.
Memorandumi thotë se djali i Ajatollah-ut të ndjerë është “Pa ndjenja dhe në një gjendje të rëndë që e pengon atë të marrë pjesë në çdo proces vendimmarrjeje të regjimit”.
Kjo është hera e parë që një raport ka zbuluar publikisht gjendjen e Khameneit që nga fillimi i luftës, kur besohej se ai ishte plagosur në sulmet e 28 shkurtit që vranë Ajatollah Ali Khamenei-n.



