Mali i Zi, kandidati kryesor për anëtarësimin në BE

Mali i Zi, kandidati kryesor për anëtarësimin në BE

Mali i Zi po konsolidon pozicionin si kandidati më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina vijojnë të përparojnë, por përballen ende me rezerva nga disa shtete anëtare. Ky ishte mesazhi kryesor që doli nga takimet e ministrave të BE-së në Bruksel dhe nga diskutimet për zgjerimin e unionit.

 

Mali i Zi ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave, duke mbyllur edhe dy kapituj të tjerë të anëtarësimit. Sipas komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, vendi ka mbyllur tashmë 18 nga 33 kapitujt e negociatave dhe konsiderohet kandidati më i avancuar për t'u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së.

 

Edhe Shqipëria shënoi progres, duke mbyllur për herë të parë disa kapituj negociues. Megjithatë, sipas gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, disa vende anëtare vazhdojnë të kenë rezerva për ritmin e zgjerimit, jo vetëm ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj Moldavisë dhe Ukrainës. Këto shqetësime lidhen me zbatimin e reformave, sundimin e ligjit dhe, në rastin e Ukrainës, edhe me situatën e luftës.

 

Komisioni Evropian vlerëson se Shqipëria dhe Mali i Zi po ecin më shpejt se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave që kërkon Bashkimi Evropian. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, deri në fund të këtij procesi, të dy vendet pritet të kenë përmbushur rreth 80% të reformave të parashikuara në Planin e Rritjes së BE-së për rajonin. Ky është rezultati më i lartë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për krahasim, Maqedonia e Veriut pritet të arrijë rreth 50% të reformave, ndërsa Serbia rreth 35%. Sipas Komisionit Evropian, deri në muajin qershor, në të gjithë rajonin ishte përmbushur mesatarisht 57% e reformave të planifikuara, ndërsa gati 90% e masave ishte në proces zbatimi.

 

Megjithatë, vendimi për pranimin e një shteti të ri në Bashkimin Evropian kërkon miratimin unanim të 27 vendeve anëtare. Kjo do të thotë se, pavarësisht progresit teknik në negociata, rruga drejt anëtarësimit mbetet e varur nga konsensusi politik brenda unionit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy