Prodhim rekord patatesh, shpërndarje masive falas në të gjithë Berlinin

Prodhim rekord patatesh, shpërndarje masive falas në të gjithë Berlinin

Një prodhim rekord patatesh në Gjermani ka sjellë një tepricë të jashtëzakonshme, të quajtur Kartoffel-Flut (përmbytja e patateve), më e madhja në 25 vitet e fundit.

 

Si pasojë, një fermer pranë Leipzigut ka dhuruar rreth 4000 ton patate, duke nxitur një shpërndarje masive falas në të gjithë Berlinin. 

 

Aksioni u organizua nga një gazetë berlineze në bashkëpunim me motorin e kërkimit jofitimprurës Ecosia.

 

Janë ngritur 174 pika shpërndarjeje në qytet, ku qytetarë të zakonshëm, mensa për të varfërit, strehimore për të pastrehët, shkolla, kisha, organizata jofitimprurëse dhe madje edhe kopshti zoologjik i Berlinit kanë marrë patate. 

 

Dy ngarkesa kamionësh janë dërguar gjithashtu në Ukrainë. Shumë banorë, të prekur nga rritja e kostos së jetesës, kanë mbushur çanta, thasë e karroca me patate.

 

Ngjarja ka krijuar një atmosferë festive në qytet, pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe ka ringjallur interesin për pataten si ushqim bazë në Gjermani. 

 

Receta të shumta po shpërndahen në internet, ndërsa shefa të njohur kuzhine dhe figura publike kanë theksuar vlerat ushqyese dhe përdorimet kreative të patates.

 

Por disa fermerë kanë kritikuar nismën, duke thënë se tregu është edhe më i ngopur dhe çmimet janë zhvlerësuar. Aktivistët mjedisorë e shohin tepricën si pasojë të një sistemi ushqimor të deformuar. 

 

Aktualisht vlerësohet se rreth 3200 ton patate janë ende në dispozicion, ndërsa priten shpërndarje të tjera në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy