Australia konfirmon rastin e parë të H5N1 te shpendët e egër

Australia konfirmon rastin e parë të H5N1 te shpendët e egër

Australia ka konfirmuar rastin e parë të virusit të gripit të shpendëve H5N1 në territorin e saj, pas rezultateve pozitive të testeve laboratorike te një zog deti i gjetur në jugperëndim të vendit. 

 

Autoritetet australiane njoftuan se virusi u zbulua te një skua kafe migratore pranë Esperance, ndërsa edhe një pelikan gjigant në të njëjtën zonë rezultoi i infektuar.

 

Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi situatën si shqetësuese, duke theksuar se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit: “Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të frenuar çdo përhapje,” deklaroi ai në Sydney.

 

Ministrja e Bujqësisë Julie Collins sqaroi se deri tani nuk ka prova për përhapje të virusit në fermat e shpendëve apo në sektorin bujqësor, dhe nuk janë raportuar ngordhje masive të shpendëve. Megjithatë, autoritetet kanë forcuar masat e biosigurisë, testimet dhe planet e reagimit.

 

Varianti shumë patogjen H5N1 ka shkaktuar dëme të mëdha globale në vitet e fundit, duke prekur qindra miliona shpendë dhe duke ndikuar në zinxhirët ushqimorë dhe çmimet e produkteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy