Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar konfirmoi këtë të martë, se një raund i ri bisedimesh midis vendit të tij dhe Libanit do të mbahet së shpejti në Romë.
“Më pak se dy javë më parë, Izraeli, Libani dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje historike kornizë. Këto diskutime do të vazhdojnë javën tjetër në Romë ”, tha zoti Saar, duke siguruar se Izraeli nuk ka ambicie për territore në Liban.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara bisedimet do të zhvillohet më 15 dhe 16 korrik.



