Përmbyset varka në brigjet e Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë

Përmbyset varka në brigjet e Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë

Më shumë se 50 emigrantë kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur pasi një varkë emigrantësh u përmbys në brigjet e Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionit.

Ngjarja tragjike ndodhi në veri të qytetit Zuwara. Në bord ndodheshin 53 persona, ndërsa vetëm dy prej tyre arritën të shpëtohen. 

Të mbijetuarat janë dy gra nga Nigeria, të cilat morën ndihmë mjekësore nga IOM pas operacionit të shpëtimit të kryer nga autoritetet libiane.

Dëshmitarët raportuan se varka transportonte emigrantë me kombësi afrikane dhe ishte nisur nga Al-Zawiya, rreth 44 kilometra në perëndim të Tripolit, rreth orës 23:00 të datës 5 shkurt.

Organizata njoftoi se vetëm gjatë muajit janar, të paktën 375 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe drejt Evropës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy