Uragani Melissa shkakton vdekjen e 50 personave në Karaibe

Uragani Melissa shkakton vdekjen e 50 personave në Karaibe

Uragani Melissa ka marrë jetën e gati 50 personave në karaibe, raportoi Associated Press të premten.

 

Sipas të dhënave të fundit, 19 persona kanë vdekur në Xhamajka dhe 30 në Haiti si pasojë e katastrofës. Megjithatë, ekipet e shpëtimit në të dy vendet nuk e përjashtojnë mundësinë e një numri më të lartë viktimash, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.

 

Ndërkohë, 18 persona të tjerë në Haiti konsiderohen të zhdukur, dhe mijëra persona janë ende në strehim të përkohshëm, pasi janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në jug dhe juglindje të vendit.

 

Ministria e Energjisë e Xhamajkës raportoi se afërsisht 500.000 persona mbeten pa energji elektrike, dhe shërbimi telefonik është gjithashtu i prekur. Uragani ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e vendit.

 

Ekipet e shpëtimit në Kubë po vazhdojnë gjithashtu të merren me pasojat e katastrofës, pa raportuar për viktima. Shumë zona janë përmbytur dhe shtëpi e ndërtesa të tjera janë dëmtuar. 

 

Në total, mbi 730.000 persona janë evakuuar në Kubën lindore.

 

Melissa është aktualisht një uragan i Kategorisë 2 në shkallën Saffir-Simpson, me erëra maksimale të qëndrueshme prej afërsisht 165 km/orë. Qendra e uraganit ndodhet 420 km në perëndim të Bermudës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy