Pasojat e luftës në Iran po rrezikojnë të përkeqësojnë krizën e urisë në mbarë botën, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit (ËFP).
Sipas drejtorit në detyrë të organizatës, Carl Skau, mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka rritur kostot e karburantit dhe çmimet e ushqimeve, ndërsa ka penguar edhe furnizimet me plehra bujqësore për vendet më të varfra.
Në të njëjtën kohë, WFP po përballet me një rënie të ndjeshme të financimeve. Kontributi i SHBA-së, donatori më i madh i organizatës, ka rënë nga mbi 4 miliardë dollarë në vitin 2024 në rreth 731 milionë dollarë për vitin 2026.
Skau paralajmëroi se miliona njerëz në vende si Afganistani, Somalia dhe Sri Lanka po ndiejnë tashmë pasojat e krizës.
Ai theksoi se organizata po detyrohet të bëjë zgjedhje të vështira për shkak të mungesës së fondeve, ndërsa u bëri thirrje vendeve të pasura të rrisin mbështetjen për të shmangur përkeqësimin e situatës humanitare.
“Një botë e uritur është një botë e paqëndrueshme”, tha ai.



