Goditet kompleksi i Ambasadës amerikane në Irak

Goditet kompleksi i Ambasadës amerikane në Irak

Një raketë ka goditur një platformë uljeje helikopterësh brenda kompleksit të Ambasadës Amerikane në Bagdad, thanë dy zyrtarë irakianë të sigurisë për Associated Press.

Ambasada Amerikane në Bagdad nuk ka komentuar ende mbi raportet.

 

 Të premten, ambasada e ndryshoi alarmin e sigurisë në Nivelin 4 për Irakun, duke paralajmëruar se Irani dhe grupet militante të lidhura me Iranin kanë kryer më parë sulme kundër qytetarëve, interesave dhe infrastrukturës amerikane, dhe "mund të vazhdojnë t'i shënjestrojnë ata".

 

Ky kompleks i ambasadës, një prej objekteve amerikane më të mëdha në botë, vazhdimisht është shënjestruar nga raketat dhe dronët nga grupet militante të lidhura me Iranin. 

 

Në fillim të muajit, Departamenti i Shtetit pati urdhëruar personelit jo-emergjent dhe familjarët e tyre të largoheshin nga shtetet e Lindjes së Mesme, përfshirë Iranin, për shkak të rreziqeve për sigurinë.

Grupet kohët e fundit kanë shtuar sulmet ndaj bazave që strehojnë trupa amerikane dhe të koalicionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy