Lufta e ka shndërruar Gazën në ‘shkretëtirë toksike’, mbi 99% e territorit e kontaminuar

Lufta e ka shndërruar Gazën në ‘shkretëtirë toksike’, mbi 99% e territorit e kontaminuar

Më shumë se tre vjet luftë e kanë shndërruar Rripin e Gazës në një “shkretëtirë toksike”, ku mbi 99% e territorit është e ndotur nga eksplozivët, rrënojat dhe ujërat e zeza. 

 

Ky është përfundimi alarmant i një raporti të ri nga organizata Oxfam dhe Observatori i Konfliktit dhe Mjedisit (CEOBS), të cilët paralajmërojnë se ajri, toka dhe uji i helmuar kërcënojnë drejtpërdrejt mbijetesën e 2.3 milionë banorëve.

 

Sipas vlerësimeve të OKB-së dhe Oxfam, ofensiva izraelite ka shkaktuar mbi 74,000 viktima dhe ka lënë pas rreth 61 milionë tonë rrënoja,  një sasi që do të kërkonte 2.1 milionë kamionë për t'u pastruar. 

 

Gjithashtu, shkatërrimi i të gjashtë impianteve të trajtimit të ujërave të zeza bën që rreth 40,000 metra kub ujëra të papërpunuara të derdhen çdo ditë në det, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm mbetet 61% nën nivelet e paraluftës dhe me nivele të larta ndotjeje bakteriale.

 

Drejtori ekzekutiv i Oxfam, Amitabh Behar, e cilësoi këtë shkatërrim mjedisor si krim lufte që rrezikon edhe brezat e ardhshëm, duke bërë thirrje urgjente për një hetim të pavarur ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy