
Kalimet kufitare midis Polonisë dhe Bjellorusisë do të rihapen në mesnatë nga e mërkura, njoftoi sot kryeministri polak Donald Tusk.
Polonia e mbylli kufirin me Bjellorusinë këtë muaj për shkak të ushtrimeve ushtarake që po zhvilloheshin në Bjellorusi, me pjesëmarrjen e Rusisë.
Polonia, anëtare e aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Europian, ishte e shqetësuar për stërvitjet ushtarake Zapad (Perëndim) kur rreth 21 dronë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore natën e 9-10 shtatorit.
Përfundimi i këtyre ushtrimeve zvogëlon, megjithëse nuk mund të them se eliminon, kërcënime të ndryshme dhe duke marrë parasysh interesat ekonomike të transportuesve dhe hekurudhave polakë, kemi arritur në përfundimin se kjo masë e ka përmbushur qëllimin e saj. Nëse tensionet rriten, ne nuk do të hezitojmë dhe do të marrim vendimet e duhura.



