Protestat anti-olimpike në Milano/ Kryeministrja Meloni i quan demonstruesit “armiq të Italisë”

Protestat anti-olimpike në Milano/ Kryeministrja Meloni i quan demonstruesit “armiq të Italisë”

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar protestat e fundit anti-Olimpike në Milano dhe sabotimin e dyshuar të infrastrukturës hekurudhore, duke i quajtur protestuesit “armiq të Italisë dhe italianëve”. 

Ajo e bëri këtë deklaratë, pas një serie demonstratash kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026, raporton AP. 

Meloni u shpreh në një postim në Facebook: “Protestuesit demonstrojnë kundër Lojërave Olimpike, duke sjellë këto imazhe që shfaqen në televizione anembanë botës. Ata po bëjnë sabotovime, duke prerë kabllot hekurudhore për të parandaluar nisjen e trenave.”

Kryeministrja e Italisë vuri në dukje se mijëra qytetarë italianë, shumica prej të cilëve janë vullnetarë, po punojnë për të mbajtur Lojërat Olimpike në zhvillim. 

Ajo shprehu solidaritet me policinë, qytetin e Milanos dhe të gjithë ata që po përballen me minimin e punës së tyre nga këto banda kriminelësh.

Ministria e Transportit e Italisë ka hapur një hetim për terrorizmin lidhur me sabotimin e sinkronizuar të linjave hekurudhore në Italinë veriore të shtunën, ditën e parë të Lojërave. 

Akte të tilla kanë shkaktuar vonesa masive për mijëra pasagjerë. 

ANSA, agjencia italiane e lajmeve, raportoi se sabotimi goditi qendrën hekurudhore të Bolonjës, e cila menaxhon trafikun hekurudhor ndërmjet veriut dhe jugut të Italisë, duke shkaktuar kaos në orët e para të mëngjesit.

Përveç sabotimit të linjave hekurudhore, ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve. 

Në Milano, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë dhjetëra protestues që hodhën fishekzjarre dhe u përpoqën të hynin në një autostradë pranë një prej objekteve të Lojërave Olimpike Dimërore. 

Ky konfrontim pasoi një marshim paqësor kundër ndikimit mjedisor të Lojërave dhe pranisë së agjentëve amerikanë në Itali.

Këto ngjarje vijnë pas miratimit të një dekreti sigurie nga qeveria e Melonit, që lejon policinë të ndalojë individë deri në 12 orë, nëse ka arsye të mjaftueshme për të besuar se ata mund të përfshihen në aktivitete që prishin rendin publik. 

Kjo masë është kritikuar nga opozita, e cila e konsideron si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy