Zelensky dhe liderët e BE: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë

Zelensky dhe liderët e BE: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë

Ne jemi të gjithë të bashkuar në dëshirën tonë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, të cilën populli ukrainas e meriton. 

Mbështesim fuqimisht qëndrimin e Presidentit Trump se luftimet duhet të ndalen menjëherë dhe se vija aktuale e kontaktit duhet të jetë pika fillestare për negociatat. 

Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë.

Një qëndrim i tillë u njoftua në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe udhëheqës të tjerë europianë.

Deklarata vjen vetëm disa ditë përpara një takimi kritik të Këshillit Evropian të enjten, ku liderët e BE do të debatojnë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën dhe shtrëngimin e sanksioneve ndaj Moskës.

Zelensky dhe anëtarët e të ashtuquajturit Koalicion i të Vullnetshmëve do të mblidhen të premten në Londër për të koordinuar mbështetje të mëtejshme ushtarake dhe financiare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy