Ekonomia amerikane krijoi 130 mijë vende pune në janar, mbi pritjet e analistëve të cilat ishn për 65 mijë të tilla.
Shkalla e papunësisë ra në 4.3%, ndërsa parashikimet ishin 4.4%.
Një herë në vit, Departamenti i Punës përditëson numrin e vendeve të punës me informacione më të sakta.
Rishikimi i së mërkurës tregon se marsin e kaluar kishte gati 900.000 vende pune më pak në ekonomi sesa ishte llogaritur fillimisht. Mesatarisht, punëdhënësit shtuan vetëm 15.000 vende pune në muaj në vitin 2025.
“Ky nuk duket aspak si një treg pune i shëndetshëm”, tha guvernatori i Rezervës Federale Chris Waller në një deklaratë duke parashikuar rishikimin.
Waller i nxiti kolegët e tij të bankës qendrore të ulnin normën bazë të interesit muajin e kaluar në një përpjekje për të mbështetur tregun e punës që po dobësohet.
Por shumica e politikëbërësve të Rezervës Federale votuan për të mbajtur normat të qëndrueshme në janar, pas tre uljeve të normave vitin e kaluar.



