Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një imazh të kartëmonedhës 100-dollarëshe me firmën e tij, disa muaj pasi Departamenti i Thesarit njoftoi se, për herë të parë, firma e një presidenti në detyrë do të vendosej në kartëmonedhat amerikane, në kuadër të 250-vjetorit të SHBA-së.
Në kartëmonedhën e publikuar, firma e Trump shfaqet mbi atë të Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent. Ende nuk është konfirmuar nëse kartëmonedhat e reja kanë hyrë në proces shtypjeje.
Ndërkohë, disa ligjvënës republikanë kanë propozuar edhe një kartëmonedhë përkujtimore prej 250 dollarësh me portretin e Trump, por nisma përballet me pengesa ligjore, pasi ligji amerikan lejon që në kartëmonedha të vendosen vetëm portretet e personave të ndjerë.



