Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka sulmuar Presidentin amerikan Donald Trumpin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për vdekjet në Iran gjatë protestave të ditëve të fundit.
“Ne e mbajmë Presidentin e Shteteve të Bashkuara përgjegjës për viktimat, dëmin dhe shpifjet që ai ka drejtuar kundër kombit iranian”, tha ajatollahu në profilin e tij në X.
Të paktën 3428 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave masive, fillimisht për shkak të kostos së jetesës, sipas OJQ-së me seli në Norvegji, Iran Human Rights (IHR). Shifrat jozyrtare e kanë çuar numrin e të vdekurve në mbi 10.000.



