Flavio Bolsonaro, djali i ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, është zyrtarizuar këtë të shtunë si kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në tetor, nga Partia Liberale, forca kryesore e krahut të djathtë në Brazil.
Gjatë konventës së zhvilluar në San Paulo, senatori Flavio Bolsonaro u shpreh para mbështetësve: "Në venat e mia rrjedh gjaku i Bolsonaros", duke theksuar lidhjen me të atin, ish-presidentin Jair Bolsonaro (2019–2022), i cili ndodhet në burg pasi është dënuar për tentativë grushti shteti.
Kandidatura e tij mori edhe mbështetjen e presidentit argjentinas Javier Milei, i cili mori pjesë në aktivitet dhe kritikoi presidentin aktual të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.
"Besoj fort se s’ka asnjë tjetër përveç Flavio Bolsonaros që mund t'i japë fund rrezikut që, sipas meje, përfaqëson Lula për Brazilin", deklaroi Milei gjatë konventës, duke i dhënë mbështetje të hapur kandidatit të së djathtës.



