Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar krijimin e një rezerve të rëndësishme minerale.
“Sot po lançojmë atë që do të njihet si Projekti Vault për të siguruar që bizneset dhe punëtorët amerikanë të mos dëmtohen kurrë nga mungesat”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë.
Iniciativa do të kombinojë 10 miliardë dollarë financim nga Banka Exim dhe 2 miliardë dollarë nga sektori privat, shpjegoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Sekretari i Burimeve Natyrore, Doug Burgum, tha se 11 vende të tjera do të njoftohen për iniciativën më vonë gjatë kësaj jave.



