Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar një nga aleatët e tij më të afërt, Bill Pulte, në krye të shërbimeve amerikane të inteligjencës.
Vendimi ka ngjallur reagime dhe shqetësime te demokratët, të cilët druhen se administrata mund të intensifikojë hetimet dhe procedurat ndaj kundërshtarëve politikë të presidentit.
Pulte zëvendëson Tulsi Gabbard, e cila dha dorëheqjen nga posti. Sipas Trump, ai do të vazhdojë njëkohësisht edhe detyrën aktuale si drejtues i Agjencisë Federale të Financimit të Strehimit .
Emërimi është komentuar gjerësisht pasi Bill Pulte nuk ka përvojë në fushën e sigurisë kombëtare. Megjithatë, ai konsiderohet një mbështetës i rëndësishëm i Trump dhe një nga donatorët kryesorë gjatë fushatës së tij për rizgjedhje.
Gjatë drejtimit të FHFA-së, Pulte ka luajtur rol aktiv në kallëzime dhe procese ligjore ndaj disa kundërshtarëve politikë të Trump, duke i akuzuar ata për mashtrime në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social Truth Social, Trump vlerësoi Pulte duke deklaruar se ai zotëron “përvojë të thellë në menaxhimin e çështjeve të ndjeshme në Shtetet e Bashkuara”.



