Negociatat me Izraelin, presidenti i Libanit tenton të qetësojë shqetësimet

Negociatat me Izraelin, presidenti i Libanit tenton të qetësojë shqetësimet

Presidenti I Libanit, ka kërkuar të qetësojë shqetësimet mbi negociatat midis vendit të tij dhe Izraelit, në vazhdim të raundit të shtatë të bisedimeve në Romë. 

 

Në një postim ne rrjetin X, presidenti Joseph Aoun tha se negociatorët dhe ai nuk do të lejojë që Izraeli të qëndrojë “në asnjë pëllëmbë të vetme të tokës sonë, e as që ndonjë ushtar i vetëm i ushtrisë së tij të qëndrojë në truallin tonë”, duke përsëritur kështu kërkesën kryesore të Bejrutit në negociata.

 

Raundi i shtatë i bisedimeve, i mbajtur javën e fundit në Romë, përfundoi pa ndonjë progres të dukshëm mbi rritjen e numrit të “zonave pilot” në Liban – zona të vogla territori nga të cilat Izraeli tërheq trupat dhe ia kalon kontrollin forcave të armatosura libaneze, me mirëkuptimin se zona do të mbahet e pastër nga militantët e Hezbollah.

 

Një burim izraelit i tha CNN të hënën se nuk është caktuar asnjë datë për bisedimet e radhës, por presidenti Libanez, në postimin e tij në rrjetin X, ri-theksoi përkushtimin e tij për një zgjidhje të negociueshme. 

 

“Ne dëgjojmë gjithmonë slogane që thonë se ajo çka është marrë me forcë do të rikuperohet me forcë, por faktet tregojnë për pavërtetësinë e kësaj thënie,” tha ai. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy