Lovable rrit automatikisht pagat me 10% çdo vit për punonjësit e saj

Lovable rrit automatikisht pagat me 10% çdo vit për punonjësit e saj

Kompania suedeze e inteligjencës artificiale Lovable ka vendosur t’u rrisë automatikisht pagën me 10% punonjësve të saj në çdo përvjetor të punësimit. 

 

Vendimi u bë publik nga drejtori i kompanisë, Anton Osika, i cili deklaroi në rrjetin X se punonjësit bëhen më të vlefshëm me kalimin e kohës dhe nuk duhet të shqetësohen nëse do të marrin apo jo rritje page. 

 

Kjo strategji vjen në një periudhë kur kompanitë e inteligjencës artificiale po konkurrojnë fort për të tërhequr dhe mbajtur specialistët më të mirë të sektorit. 

 

E themeluar në vitin 2023, Lovable arriti në fund të vitit 2025 një vlerë tregu prej 6.6 miliardë dollarësh, duke u kthyer në një nga kompanitë më të rëndësishme europiane në fushën e inteligjencës artificiale gjenerative. 

 

Modeli i rritjes automatike të pagave synon edhe shmangien e pakënaqësive dhe diskutimeve të brendshme për diferencat në paga, fenomen që shpesh ndikon në performancën e ekipeve të teknologjisë. 

 

Megjithatë, kjo praktikë nuk pritet të përhapet lehtësisht edhe në sektorë të tjerë. 

 

Disa drejtues kompanish kanë deklaruar se një model i tillë është i vështirë të zbatohet jashtë industrisë së inteligjencës artificiale, ndërsa shumë biznese vazhdojnë të preferojnë bonuset e lidhura me rezultatet dhe performancën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy