Përmbytje të mëdha në Hawaii, mijëra banorë evakuohen

Përmbytje të mëdha në Hawaii, mijëra banorë evakuohen

Mijëra persona në shtetin amerikan Hawaii janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve më të rënda të dekadave të fundit. 

 

Stuhia e fortë, e dyta brenda një jave, ka shkaktuar dëme të mëdha që mund të kalojnë 1 miliard dollarë, sipas kryetarit të bashkisë së Honolulu, Rick Blangiardi. 

 

Deri tani, mbi 230 persona janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës. 

 

Reshjet e dendura kanë vijuar edhe gjatë orëve të para të së shtunës, duke përkeqësuar situatën në të gjithë arkipelagun. 

 

Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e shembjes së një dige në ishullin Oahu, më i populluari në shtet. 

 

Guvernatori Josh Green bëri të ditur se deri tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa vlerësoi punën e ekipeve të shpëtimit që po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll. 

 

Ujërat e përmbytjeve kanë përfshirë shtëpi dhe automjete, ndërsa janë dhënë urdhra evakuimi për rreth 5,500 banorë në zonat në veri të Honolulus. 

 

Shumë rrugë janë mbyllur dhe lëvizja është kufizuar. 

 

Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave në Honolulu ka lëshuar disa paralajmërime për përmbytje të menjëhershme dhe u ka kërkuar qytetarëve të zhvendosen në zona më të larta dhe të shmangin zonat e përmbytura. 

 

Paralajmërime për përmbytje janë dhënë edhe për ishujt Maui, Molokai dhe The Big Island. 

 

Sipas autoriteteve, kjo stuhi pritet të ketë pasoja të rënda për shtetin, pasi ka dëmtuar infrastrukturën, përfshirë aeroportet, shkollat, rrugët dhe spitalet, si dhe shumë banesa.

 

 “Ky është përmbytja më e madhe që kemi pasur në Hawaii në 20 vitet e fundit,” deklaroi guvernatori Green.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy