Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, pohoi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende aleati kryesor i Evropës, pas Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së e cila është kritike ndaj institucioneve evropiane.
“Sigurisht, ka shumë kritika, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta”, tha Kallas në Forumin e Dohas, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me strategjinë e SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara janë ende aleati ynë më i madh. Mendoj se nuk kemi rënë gjithmonë dakord për çështje të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm mbetet i vërtetë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku.



