Deklarata e gazetares për përdhunimin hap debat në Itali

Deklarata e gazetares për përdhunimin hap debat në Itali

Në Itali ka hapur debat deklarata e gazetares dhe autores televizive Concita Borrelli, gjatë emisionit Porta a Porta, të drejtuar nga Bruno Vespa. Duke folur për një rast vrasjeje, Borrelli deklaroi se “secili prej nesh e ëndërron përdhunimin”, duke shtuar se në imagjinatën dhe fantazitë seksuale ekziston ideja e dominimit apo e marrjes me forcë të dikujt.

 

"Nëse zhytemi në sferën seksuale të secilit prej nesh, në ëndrrat tona, në imagjinatën tonë, ka përdhunim. Të gjithë e kemi përjetuar."

 

Deklaratat shkaktuan reagime të menjëhershme në studio dhe jashtë saj. Shkrimtarja e romaneve kriminale Elisabetta Cametti u distancua menjëherë gjatë transmetimit, ndërsa në rrjetet sociale shpërthyen kritika të shumta. Reagime pati edhe brenda ambienteve të RAI.

 

Drejtori i programeve informative, Paolo Corsini, ka kërkuar sqarime nga redaksia e emisionit dhe ka nisur verifikimet përkatëse. Ndërkohë, në mbrëmje Borrelli publikoi një mesazh në platformën X ku shkroi: “Lërini armët dhe helmet, armiq të afërt e të largët. Do të kërkoj falje me sinqeritet në vendin e  duhur”.

 

Edhe përfaqësuesit demokratë në Komisionin parlamentar të Mbikëqyrjes së Rai-t i cilësuan deklaratat si “skandaloze dhe shumë të rënda”, duke theksuar se ato banalizojnë dhunën seksuale dhe janë fyese ndaj grave dhe viktimave të abuzimeve.

 

Sipas tyre, është edhe më problematike që deklarata të tilla transmetohen në shërbimin publik radioteleviziv, i cili duhet të promovojë respekt dhe përgjegjësi për tema kaq delikate.

 

Pas polemikave, redaksia e “Porta a Porta” deklaroi se është “e keqardhur për atë që ndodhi”, ndërsa sqaroi se, për të shmangur keqkuptime të tjera, gazetarja do t’i kërkojë falje publikut në emisionin e 19 majit. 

 

Sindikata e gazetarëve Usigrai dhe Komiteti për Mundësi të Barabarta shprehën shqetësim për vëmendjen e tepruar që rrjeti Rai po i kushtojnë çështjes së Garlasco-s, duke e kthyer, sipas tyre, në një spektakël mediatik me tone sensacionaliste.

 

Edhe Autoriteti italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale reagoi ndaj mënyrës së raportimit të rastit, duke kritikuar kthimin në “spektakël të vazhdueshëm dhe obsesiv” të ngjarjeve të kronikës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy